De Biazi rikthen mesfushorin pas 7 muajsh në kombëtare

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja / Merr fund “lufta e ftohtë” mes Xhani De Biazit dhe Ergys Kaçes. Trajneri italian ka vendosur që të rikthejë në Kombëtare mesfushorin pas 7 muajve të lënë jashtë. Sipas asaj që shkruan SuperSport, Kaçe do të jetë i përfshirë në listër për dy ndeshjet e radhës ku Shqipëria do të luajë miqësoren me Luksemburgun dhe ndeshjen eliminatore me Izraelin.

Pavarësisht se Kaçe këtë sezon ka patur mjaft probleme pas transferimit te Viktoria Plzen, e ka gjetue sërish veten te PAOK, pasi klasi dhe kualiteti i tij nuk kane diskutim. I lenë në hije gjatë gjithë fazës së dyte, mesfushori korçar u rikthye protagonist pasi fitoi besimin e skuadrës dhe trajnerit të tij.

Ndërkohë, hera e fundit që Kaçe ka zbritur në fushë për Shqipërinë ka qenë 31 gushti i vitit të kaluar në miqësoren kundër Marokut. Trajneri De Biazi lënien jasht të tij e ka komentuar si një zgjedhje teknike pasi të gjithë duhet të sakrifikojnë për të mirën e përbashkët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.