De Biazi thërret një mbrojtës nga Italia për 2 sfidat e radhës

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja / Kastriot Dermaku pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kriza në prapavijën kuqezi, me mungesën për shkak pezullimi të Berat Gjimshitit, apo mos-aktivizimin dhe rënien e formës sportive të lojtarëve të tjerë, ka detyruar trajnerin e përfaqësueses që të kërkojë alternativa të reja të cilat si gjithmonë vijnë nga jashtë Shqipërisë.
Dermaku, kartoni i të cilit i përket Empolit, është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali te skuadra e Lucchese. De Biazi e ka monitoruar prej kohësh lojtarin, ndërsa mediat italiane raportojnë se tani ai po mendon ta afrojë në Kombëtare në muajin mars.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.