De Biazi: Unë me Tramexanin ishim “si burrë e grua”

0
SHPËRNDAJE


Paolo Tramezzani kishte planifikuar që të largohej nga stafi i Kombëtares që në verë, por vendosi të shtynte lamtumirën e tij nga kuqezinjtë pasi nuk donte të shpërqendrohej në momentin e përgatitjes së Evropianit.

Këtë e ka zbuluar vetë Gianni De Biasi, në intervistën e parë që pas largimit të krahut të djathtë të tij në këto vite të fundit, në një marrëdhënie të cilën trajneri nuk ka ngurruar ta cilësojë një martesë të mirëfilltë.

“Kemi qenë bashkë për pesë vite, krah më krah. Kemi punuar dhe jemi dëgjuar çdo ditë, për të zhvilluar projektin e Shqipërisë. Po, unë dhe Paolo ishim si burrë e grua, e jona ishte si një martesë. Për më tepër, zgjati më shumë se sa ndodh në bashkimet moderne”, theksoi tekniku i kuqezinjve në një intervistë për mediat zvicerane.

“Vendimi nuk u mor në mënyrë të papritur, që në verë kishte menduar për mundësinë që të largohej. Pastaj, për shkak të Europianit që do të përgatiste, kishte refuzuar ofertat e klubeve. Në ditët e fundit kemi folur shumë rreth kësaj mundësie. Paolo kishte dëshirën që të provonte të bënte trajnerin e pare. Ka moshën e duhur, njohjet e duhura… dhe iku”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.