De Gea bën armiq Realin dhe Manchester United

0
SHPËRNDAJE

Plas lufta mes Realit e Manchesterit prej David De Geas. “Djajtë e Kuq” fajësojnë madrilenët për dështimin e transferimit të portierit, i cili nuk mundi të lëvizte nga Manchesteri megjithëse më në fund të gjitha palët kishin rënë dakord. Shkak duket se u bë vonesa në përpilimin e kontratave. Sipas United-it marrëveshja ishte pranë nënshkrimit dhe për 24-vjecarin ishte parashikuar të paguhej rreth 29 milionë paundë ndërkohë që në Angli pritej të fluturonte portieri i Realit, Kylor Navas, por që sipas drejtuesve të “Djajve të Kuq” dokumentat e tij u sollën 8 orë me vonesë duke bërë që ata të humbisnin me 28 minuta afatin përfundimtar të merkatos spanjolle, që ishte dhe mbrëmja e së hënës.
degPas kësaj historie të dy klubet kanë bërë deklarata të një-pas-njëshme duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës. United pretendon se Reali nuk e la vetë Navas-in të fluturonte për në Angli, për arsye se në disa anketime të bëra nga klubi, tifozët kanë kërkuar që ai të qëndronte. Nga kjo histori Manchester United duket më e humbur, pasi tashmë portieri kryesor i saj jo vetëm nuk ka ripërtërirë kontratën, e cila i përfundon vitin e ardhshëm, por duket se i ka prishur të gjitha marrëdhëniet edhe me grupin, gjë që vështirë se do të rregullohet, ndonëse nga ana e “Djajve të Kuq” pretendohet se ata do ta ri-integrojnë 24-vjecarin me skuadrën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.