De Laurentis është i gatshëm të shesë edhe gruan e vet për interesa.

0
SHPËRNDAJE


Diego Armando Maradona nuk mund të qëndrojë jashtë polemikave, për më tepër kur bëhet fjalë për Napolin e tij.

Ketë radhë “El Pibe de oro” ka sulmuar presidentin Aurelio De Laurentis në lidhje me shitjen e Gonzalo Higuainit te Juventusi.

Në një intervistë për mediat italiane, Maradona është shprehur:

“De Laurentis është i gatshëm të shesë edhe gruan e vet për interesa. E pa që Juventus kishte nevojë për një “bomber” dhe u shiti atyre Higuainin. Çdo kush në zemrën e tij zgjedh o Napolin o Juven, Higuain zgjodhi Juven, por unë Napolin.”

“Kanë ndryshuar shumë gjërat nga koha kur ne ishim më shumë të lidhur me fanellën se sa paratë. Nuk shoh asnjë diferencë të madhe mes dy skuadrave në lojën që bëjnë, madje mund të them se janë të barabarta”, ishin fjalët e Maradonës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.