Debat me policinë, zëvendëstrajneri i Laçit Zani përfundon në komisariat

0
SHPËRNDAJE

Zëvendëstrajneri i Laçit, Ylber Zani, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Tiranës pas ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Zani ka tentuar të futet në dhomat e zhveshjeve të skuadrës bashkë me një prej lojtarëve të Laçit i cili kishte ndjekur ndeshjen nga tribuna. Ndalimi që i është bërë këtij të fundit ka tensionuar pak situatën dhe në debat është përfshirë edhe shefi i policisë i pranishëm në stadium.

Debati me tone të larta është përshkallëzuar me vendimin për të shoqëruar zv / trajnerin Zani në Komisariatin e Policisë së Tiranës, duke tensionuar situatën në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.