Debate për  Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

 

Flamurtari - Bylis
Flamurtari – Bylis

Rinovimi i kontratës mes Bashkisë së Vlorës dhe kompanive turke që përfaqësohen nga Sinan Idrizi nuk ka kaluar pa debat, si çdo herë më përpara.

Arqile Mishtaku, këshilltar i PS në Këshillin Bashkiak të Vlorës ka ngritur zërin për disa çështje, duke kërkuar të zbatohet ligji për shoqëritë tregtare, ku duhet që administruesit e klubi të paraqesin planin e investimet si dhe pasqyrat e shpenzimeve siç raporton gazeta Panorama Sport.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe një borxh prej 180 milionë lekë të vjetra  që KF Flamurtari i detyrohet degës së tatim-taksave në Vlorë.

Ky borxh vjen prej mosshlyerjes së sigurimeve shoqërore dhe pengon privatizimin pasi Drejtoria e Tatimeve nuk e lejon shitjen e aksioneve dhe privatizimin e klubit pa u zeruar borxhi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.