Debatet e ashpra: Hair Zeqiri nuk është më në planet e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Humbja me Beslidhjen prodhoi rezultatet e para. hair Zeqiri u bë “kokë turku” e kësaj humbjeje por nxori në pah dhe probleme të tjera tek vlonjatët.

Tension dhe debate ne Vlorë. Ne fund te mbledhjes pas humbjes kunder Beselidhjes, presidenti Sinan Idrizi ka pezulluar lojtarin, Hair Zeqiri, i cili mesa duket do marre nje masë disiplinore ne ditet ne vijim. Me shume gjasa ai do stervitet me te rinjte si denim per zerin e ngritur gjatë debatit.

Mbledhja ka nisur ne oren 10.00 paradite. Idrizi i ka kerkuar Zeqirit te flase ne emer te skuadres duke qene se ne pergjithesi ne cdo mbledhje gjerat i ka diskutuar me ate dhe jo me lojtaret e tjere. Fillimisht Zeqiri i ka thene se humbja duhet pranuar ne futboll, por presidenti ka nuhatur se nuk eshte vetem kjo arsyeja e disfates.

Zeqiri nuk eshte permbajtur duke iu drejtuar numrit 1 të klubit: “Ju si drejtues keni prishur ekuilibrat e skuadres. Keni folur me dy lojtare për rritje të pagës dhe rinovim kontrate, ndersa me ne qe kemi sakrifikuar nuk e keni bërë një gjë të tillë. Keni folur vetem me Shkodren dhe me Danilon, kjo nuk eshte e drejte. Ne kemi qene ketu ne te mire dhe ne te keq. Une gjjthnje jam munduar te bind cunat te luajne edhe kur nuk kemi pasur Lek. Une kam kerkuar rritje rroge dhe ju më keni injoruar”.

Përgjigja e presidentit nuk ka munguar, Idrizi reagoi menjëherë duke replikuar: “Ti ke qene i pari qe me ke drejtuar letren e gjyqit kur ishim ne veshtiresi financiare. Meqenese gjërat shkuan keshtu, nuk te shoh me ne planet e mia. Do te marrim mase disiplinore ndaj teje. Mbledhja do të vazhdoje pa ju”. Momente të vërteta tensioni që u pasuan me largimin e mesfushorit 28-vjeçar. Tashmë, pritet masa që klubi do të marrë në adresë të lojtarit vlonjat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.