Debatik Curri: Dëshira ime është të luaj te Shkëndija

0
SHPËRNDAJE

debCurri

Futbollisti prishtinas, Debatik Curri i cili njëherit është edhe pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit shumë shpejt pritet të jetë përforcimi i rradhës i Shkëndijës së Tetovës.

Qendërmbrojtësi, i cili në sezonin e fundit u aktivizua në radhët e Tiranës është në bisedime me klubin tetovar për transferimin e tij në këtë skuadër në sezonin e ri.

Curri, i cili aktualisht është një lojtar i lirë pasi nuk ka rinovuar me “bardheblutë” e Tiranës duket se është dhe vetë i interesuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Po është e vërtetë se kemi biseduar me drejtuesit e Shkëndijës, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete. Mirëpo nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët, atëherë do vija me gjithë dëshirë te Shkëndija” – tha për infoSport, Debatik Curri.

Përveç Shkëndijës, interes për të kanë shfaqur edhe disa skuadra nga superliga e Shqipërisë, ndërsa nuk mungojnë edhe ofertat nga Evropa.

“Kam edhe disa oferta nga Shqipëria, ndërsa gjithashtu nuk mungojnë edhe nga Evropa. Megjithatë dëshira ime është që të luajë në Tetovë, të veshë fanellën “kuq e zi” të Shkëndijës. Për momentin them se nuk ka asgjë konkrete midis nesh, edhe pse kemi pasur kontaktet e para” – shtoi Curri, i cili bëri me dije se një gjë e tillë edhe definitivisht do të mësohet vetëm pas ndeshjes kthyese të Liga Europa që Shkëndija do ta zhvillojë të enjten kundër Aberdinit në Skoci.

Në sezonin e fundit, qendërmbrojtësi u aktivizua në 27 ndeshje me Tiranën duke shënuar dhe dy gola, që të dy vendimtarë. Ndryshe karrierën e tij Curri e ka nisur te Prishtina, për të vazhduar më pas aventurën e tij evropiane në Ukrainë ku për 5 vite të plota (2005-2010) ishte pjesë e skuadrës së Vorskla Poltavas.

Nga viti 2010 deri në 2013 ishte pjesë e skuadrës turke së Gençlerbirligit, ndërsa për një periudhë të shkurtë sërish u kthye në Ukrainë duke qenë pjesë e skuadrave si Hoverla Uzhhorod dhe Sevastopol.

Debatik Curri që nga viti 2006 gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, për të cilën ka zhvilluar 44 ndeshje dhe ka shënuar një gol (kundër Holandës).

BURIMI

infosport.mk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.