Debutimi i Josës, Tirana ka ‘aleat’ kalendarin

0
SHPËRNDAJE

14882301_1776897739233007_3858276326746426983_o

Debutimi i Mirel Josës në krye të pankinës këtë sezon do të jetë ndaj Teutës në kampionat. Trajneri kryeqytetas do të ketë një nisje disi të lehtë të aventurës së tij me Tiranën, teksa për këtë gjë e favorizon edhe kalendari i ndeshjeve të Superiores. Natyrisht që ndeshja ndaj durrsakëve ka vështirësitë e veta, duke parë se tek Teuta është rikthyer Gugash Magani.

Megjithatë ardhja e Josës në ekip pritet t’i japë një impakt pozitiv skuadrës bardheblu, teksa duke menduar se ka edhe dy ndeshjet e rradhës në ‘shtëpi’ ku javën pasardhëse do të presin Laçin, atëhere fitoret janë një detyrim moral për Tiranën. Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen tek fitoret për të qëndruar brenda objektivit, teksa në debutimin e Josës një dorë ia jep edhe kalendari për një fillim me fitore. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.