Debutimi i Roshit me Rijekën: Treguam se D.Zagrebi mund të ndalet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

RoshiCekiBala
Odise Roshi (majtas), Endri Çekiçi (i dyti) dhe Bekim Balaj (djathtas), shqiptarët pas ndeshjes D.Zagreb-Rijeka

U desh ndeshja e pestë që Odise Roshi të bënte debutimin e tij në kampioantin kroat. Lojtari i Kombëtars shqiptare u aktivizua në minutën 58-të, pikërisht si zëvendësues i Bekim Balajt, shqiptarit tjetër. “Vërtet nuk luajta shumë, por ishte shumë e rëndësishme për mua – ka deklaruar mesfushori për mediat kroate -. Bëhej fjalë për një ndeshje në të cilën duhet të isha patjetër. Ndihem mirë për paraqitjen e bërë. Ishte njësoj si një fitore për ne. U përpoqa të ndihmoja skuadrën, me aq sa kisha mundësi. Vërtet luajtëm me 10 lojtarë në fund, por mund të kishim dalë edhe me tri pikët nga kjo ndeshje. Veçanërisht pas atij aksioni kur kombinova me Ristovskin e Jugovica. Ishte gjithçka fantastike, por goli na u mohua nga reagimi i shkëlqyer i portierit”.
roshiSipas asaj që shkruan shtypi në Kroaci, hyrja e Roshit solli energji të re në fazën sulmuese: “Nuk kishte shumë hapësira, por mendoj se bëra një paraqitje të mirë atje përpara. Jam shumë i motivuar dhe i paduruar për të luajtur. Rëndësi ka që jemi një skuadër e vërtetë dhe solide, që mund të luajë pa frikë si ndaj Dinamos së Zagrebit, ashtu edhe ndaj Hajdukut”. Në këtë mënyrë, Rijeka e Roshit dhe Balajt tregoi në një farë mënyre edhe sesi mund të ndalen kampionët e Kroacisë, të cilët do të ndeshen me Skënderbeun në “play-off”-in e Champions. Mbi të gjitha do të nevojitet një mbrojtje e kujdesshme dhe një sulm i shpejtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.