Debuton Rey Manaj, Inter gjen fitoren (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

manInter më në fund arrin të fitojë në një miqësore dhe e bën kundër Athletic Bilbao, pikërisht në debutimin e Rey Manajt me fanellën zikaltër. Shqiptari është aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 69-të, kur i është dhënë besimi nga ana e trajnerit Mançini, duke zëvendësuar një mbrojtës si Jeison Murrillo.

Madje në të 75′, talenti shqiptar ka pasur rast për gol, por goditja e tij është frenuar nga mbrojtja e Bilbaos. Sidoqë të jetë mund të konsiderohet paraqitje pozitive e Manajt me këto 21 minuta të para te Inter. Sa për kronikë, golat që vendosën fitoren 2-0 të skuadrës italiane u shënuan nga i sapoardhuri Jovetiç në pjesën e parë dhe nga Icardi në të dytën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.