Dede: Tashmë kemi pak buxhet. Mund të bëjmë seleksionime

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Futbool Femrat / Trajneri i skuadrës kombëtare të 19-vjecareve të Shqipërisë për femra Nevil Dede doli në konferencë për shtyp, duke zbardhur programin e grumbullimit të radhës, si dhe objektivat që ka në këtë stage të radhës. 42-vjecari

“Kësaj radhe do të fokusohemi tek datëlindjet 2000-01-02, teksa këtë vit konkurojmë me 99. Duhet të shohim vajzat me moshë të vogël. Duhet të jemi gati të furnizojmë ekipin me elemntë të rinj.”

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë grumbullim bie në sy fakti që shumica e vajzave vijnë nga kampionati shqiptar. Dede sheh me optimizëm drejt të ardhmes, pasi në kombëtaren aktuale të 19-vjecareve është zgjeruar gjeografia e skuadrave me vajzat e gbrumbulluara në të.

“Duhet të jemi realist për nivelin dhe futbollin e femrave në Shqipëri. Kampionati zhvillohet me një subvencionim të FSHF Vllaznia ekip absolut, ndërsa ekipet e tjera konkurojnë. Kampionati na shërben sepse është baza për skaudrën e U-19. Nga Apolonia vijnë 7 futbolliste, teksa janë të shumta ekipet që po investojnë.”

Një tjetër mundësi për të patur një ekip konkurues janë prurjet nga jashtë trevave shqiptare. Fëmijët e emigrantëve shihen si një mundësi ëpr të përmirësuar ndjeshëm ekipin, teksa në funksion të tyre është miratuar edhe një buxhet.

“Tani mendoj që fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Europë mund të bëhen furnizues të ekipit, ashtu si dhe futbollistet e kampionatit. Shpresojmë që në një stage me Armir Grimën në qershor mund të zgjerojmë organikën dhe numrin e lojtareve.

Deri një vit më parë funksiononte me informacione dhe ka patur disa prurje, ndërsa tani me miratimin e buxhetit të ri mund të bëjmë seleksionime në vende të ndryshme.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.