Dejan Karan flet për “largimin” nga Tirana

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pas lajmit të publikuar ditën e sotme për largimin e Dejan Karan nga Tirana, ka ardhur edhe reagimi. Përkundër fjalëve të shkruara sot në shtypin sportiv, mbrojtësi serb sqaron situatën e tij dhe hedh poshtë të pavërtetat e thëna për përfshirjen e tij në një eksod largimesh. Ja fjalët e Dejan Karan:

    Dejan KaranDejan Karan

Dua te sqaroj te gjithe per situaten time te Tirana. Une nuk jam larguar dhe as kam ndermend te largohem. Kam biseduar me drejtuesit e klubit per tu treguar per demtimin tim dhe me mirekuptimin e tyre do me duhet te udhetoj drejt Serbise per nje tjeter terapi intensive me te specializuar kete rradhe. I falenderoj qe me jane gjendur prane dhe ndihmuar ne kete periudhe te veshtite. Do doja shume te isha permiresuar dhe te ndihmoja skuadren ne kete moment deciziv per sezonin. E provova te rikthehesha por ndjeja serish dhimbje. Me vjen keq qe eshte abuzuar me emrin tim. Une do te rikthehem serish ne Tirane pa u mbyllur sezoni. Me drejtuesit kemi rene dakort te diskutojme per te ardhmen, por per momentin duhet te mendoj per te rekuperuar demtimin qe me pengon te stervitem dhe te luaj. I uroj skuadres fat dhe suksese ne arritjen e objektivit Europe”, ka deklaruar Dejan Karan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.