Dejan Karan zbulon planet e tij me Tiranën

0
SHPËRNDAJE

karan

Zërat mediatikë janë ato që thurin skenarë në vete për cdo “thashethem” në lidhje me një lajm të pakonfirmuar. Kjo histori ndodhi dhe me mbrojtësin serb të ekipit të Tiranës,  Dejan Karan, ku u fol shumë për asgjë. Duke parë skenarët në media, Karan foli për Supersport për situatën e krijuar. Pas dëmtimit që pësoi në stërvitje u tha që ai do të prishte kontratën me Tiranën, do të kthehej në Serbi, e në të njëjtën kohë u tha dhe për një afrim mes tij dhe Partizanit. Mbrojtësi I bardhebluve I mohoi këto zëra dhe gjatë intervistës u shpreh shumë qartë për planet e tij në të ardhmen. Ai ravijëzoi faktin se s’ka ndërmend të largohet nga bardheblutë, por thjesht do të largohet në Serbi për një trajtim më të mirë, pasi ecuaria e tij gjatë kurimit nuk ka qenë e madhe, e gjithashtu nqs ai do të ketë një ecuri më të shpejtë ai madje mund të kthehet për ta mbyllur sezonin. Nqs do të jetë e pamundur të mbyllë sezonin me Tiranën, ai pretendon që të jetë pjesë e ekipit kur të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ai u shpreh kështu për Supersport:

“Ju falenderoj që me dhatë mundësinë për të sqaruar historinë time me Tiranën dhe dëmtimin që kam pësur. Para një muaji u dëmtova në shpinë gjatë stërvitjes dhe gjatë javëve në vazhdim u përpoqa që të riaftësohesha këtu në Shqipëri, por më duhet më shumë kohë për ta kaluar dëmtimin ndaj vendosa që të bisedoj me presidetin dhe me stafin për të rënë dakord që të shkoj në Serbi dhe më pas në Bosnje ku do t’i nënshtrohem terapisë. Synimi im është që të jem gati për sezonin e ardhshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse do të largohem nga Tirana.

Unë kam kontratë me Tiranën deri në fund të sezonit me të drejtën e rinovimit edhe një vit tjetër. Kur të kthehem do të bisedoj me drejtuesit për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm. Besoj se isha i qartë me gjithcka thashë.

Realisht të enjten dëgjova për herë të parë për kontaktet e mia me Partizanin. Askush nuk më ka kontaktuar për këtë qëllim dhe sikurse e theksova edhe më parë, unë kam kontratë me Tiranën dhe nuk më interesojnë këto zëra. Është mirë kur dikush interesohet për ty, por në këtë moment për  mua është i rëndësishëm riaftësimi nga dëmtimi që kam në shpinë. Nuk e di me saktësi sa sa kohë do të më duhet për t’u rikthyer në fushë, por nëse pas disa javësh do të jem mirë, ndoshta mund të jap kontribut në takimet e fundit që Tirana të arrijë objektivin dhe të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm”. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.