Dejvi Bregu, Luftëtari shet gjysmën e kartonit

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Dejvi Bregu ka spikatur në Superiore këtë sezon, teksa pas tij janë vënë disa skuadra, me Skënderbeun në krye.

Mesfushori vlonjat dëshirohet edhe nga Partizani e Flamurtari, por sipas “Sport Ekspres” është çështje kohe mbyllja e marrëveshjes me korçarët.

Luftëtari pritet të përfitojë financiarisht nga shitja e Bregut, por gjirokastritët nuk do ta shesin kartonin e plotë, pasi do vijojë të mbajë 50% të tij në zotërim, për të përfituar edhe në transferimin e radhës të Bregut, për të cilin pretendohet të shitet jashtë vendit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.