Deklarata e Adnan Zildzovic pas humbjes ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

imageAdnan Zildzovic/ “Kukësi ka qenë më mirë se ne. Pësuam dy gola nga dy goditjet standarte. Duhet t’a rregullojmë këtë gjë në të ardhmen. E uroj Kukësin dhe trajnerin e saj për fitoren e merituar. Ka shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund. Nuk kam as 3 ditë stërvitje me skuadrën dhe shpresoj që në stërvitjet në vijim të rregulloj edhe gabimet e kësaj ndeshje. Na presin edhe shumë ndeshje përpara dhe unë kam ardhur këtu për t’a ndihmuar këtë skuadër të shpëtojë nga rënia një kategori më poshtë. Përsa i përket mungesave, Tairi nuk është përgatitur mjaftueshëm që të jetë pjesë e skuadrës ndërsa Asani ka qenë me kartona dhe do të jetë pjesë e jona për ndeshjet e radhës. Ne do të bëhemi akoma më të fortë. Me rikthimin e lojtarëve të lartë përmendur do të bëhemi edhe më mirë. Përsa i përket mangësive që kemi nuk mund të them ndonjë gjë të veçantë, por do të përpiqemi bashkë me skuadrën t’i rekuperojmë ndeshjet në vijim”, ishin fjalët e Adnan Zildzovic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.