Deklarata e Agostinellit pas fitores ndaj Laçit

0
SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli/ “Kjo për ne ka qenë një javë perfekte. Unë mund të them se nuk e prisja fitoren e Skënderbeut në Shkodër. Skuadra që drejtoj mori një fitore të shkëlqyer. Ekipi ndoqi me përpikmëri udhëzimet e dhëna gjatë javës por edhe ato gjatë ndeshjes, ndaj them se ishte një fitore e merituar për ne. Jam i kënaqur për faktin që skuadra luajti shumë lartë dhe bëri shumë presing. Ishte pikërisht kjo mënyrë e lojës që na bëri të ndëshkoheshim me karton të kuq. Fakti tjetër që më kënaq është se skuadra u paraqit shumë mirë në fushën e lojës. Tashmë duhet të shohim përpara për ndeshjet e tjera dhe duhet të ruajmë këtë ritëm”, ishin fjalët e Agostinellit pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.