Deklarata e Agostinellit pas fitores në Ballsh

0
SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli/ “Në një fushë kaq të vështirë duhej të luanim një ndeshje me personalitet. Kishim një mentalitet fitues sepse hymë në fushë duke ushtruar shumë presion. Gjithçka shkoi mirë. Këtu në shqipëri nuk shikoj asnjë ndeshje të lehtë. Duhet të luftosh me çdo skuadër nga minuta e parë tek e fundit dhe nëse luan kështu gjithmonë arrin të marrësh rezultate pozitive. Mazrekaj kur të jetë në gjendje të mirë mund të na ndihmojë shumë. Më ka thënë pas stërvitjes se dhimbja i ishte rikthyer. Mazrekaj duhet të rikuperohet nga një dëmtim jo i lehtë dhe kur ta kem në dispozicion do të jetë një vlerë e shtuar e kësaj skuadre dhe do të na shërbejë shumë.” /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.