Deklarata e Ilir Dajës pas humbjes në derbi

0
SHPËRNDAJE

Ilir Daja
Ilir Daja
Ilir Daja/ “Ishte një fillim shumë i keq i lojës nga ana jonë. U ndëshkuam nga dy goditje standarde ku edhe pësuam dy golat e parë nga rivënie anësore dhe një goditje dënimi. Ne kemi shumë javë që nuk pësojmë gola të tillë ndaj dhe kjo më nervozoi. Ishte një fillim i keq. Menduam të ndryshojmë diçka në pjesën e dytë, por dalja me karton të kuq e Bakajt na prishi ekuilibrat e sulmit, pasi dihet se është golashënuesi jonë kryesor. I kërkojmë falje tifozëve për këtë derbi të humbur. Do gjejmë forca që të kthehemi akoma më fort pas këtij gabimi sot. Për shkak të mungesave kisha vendosur tre lojtarë në qendër që nuk u koordinuan si duhet”, ishin fjalët e Dajës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.