Deklarata e Kastriotit për ngjarjen e Dibrës

0
SHPËRNDAJE

13184758_10154032111627254_446052615_o (2)
-DEKLARATA NE FACEBOOK E KASTRIOTIT-

Klubi i Kastriotit, me anë të kësaj deklarate kërkon të shprehë zhgënjimin e tij në lidhje me gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Korabi – Kastrioti, vendimtare në përcaktimin e skuadrës që do të garojë sezonin e ardhdhëm në Kategorinë Superiore. Ashtu siç të gjithë e kanë parë, përfundimi i ndeshjes Korabi – Kastrioti është shoqëruar me dhunë ndaj lojtarëve të “KF Kastrioti”, stafit si edhe drejtuesëve të lartë. Disa lojtarë kanë mbetur edhe të gjakosur nga goditjet me mjete të forta të tifozëve që vërshuan në fushë fill pas vërshëllimës së fundit nga ana e gjyqtarit Jorgji. Dhuna e ushtruar ndaj klubit tonë, dhe kampionatit, kulmoi me përfundimin e ndeshjes, por në fakt ka nisur që pa nisur ndeshja e ka vijuar gjatë gjithë saj. Themi kështu, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ekipi është sulmuar nga tifozët dibranë, ashtu si edhe mjetet e transportit me të cilët vinin tifozët tanë, të cilët janë sulmuar edhe pas përfundimit të ndeshjes me gura e sende të tjera të forta. Përballja Korabi – Kastrioti është luajtur nën presion të madh, pasi arbitrat nuk kanë mundur të gjykojnë lirisht ndeshjen, madje nuk kanë patur guximin qoftë për një moment të thërrasin kapitenin e vendasve që t’u bënte thirrje tifozëve për të ndaluar ndeshjen e këshilluar tifozët që të ndalonin ofendimet që kanë zgjatur që nga mbërritja e skuadrës në stadium, gjatë gjithë 90 minutaave, e në fund siç dihet, ka shpërthyer gjithçka në dhunë. Ne do të dorëzojmë pranë organeve kompetente pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjithë provat që kemi mbledhur, video e foto, ku tregohet qartë dhuna e ushtruar ndaj nesh, dhe do të kërkojmë zbatimin e rregullores. Klubi vendas ka dështuar totalisht në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes, e për këtë do të presim me qetësi vendimin e Komisionit të Disiplinës për gjithçka ndodhi në ndeshjen e luajtur në Peshkopi. Dhuna e ushtruar ndaj nesh është parë qartë, ndaj kërkesa jonë për të fituar ndeshjen në tavolinë është mëse e drejtë dhe e logjikshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.