Deklarata e Mirel Josës pas humbjes ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Mirel Josa
Mirel Josa

Mirel Josa/ “Luajtëm një ndeshje nën ritmin e duhur. I dhamë mundësi skuadrës kundërshtare të pozicionohej shpejt në fushë kur ne kishim topin. Goli erdhi nga një kundërsulm i skuadrës së Vllaznisë, gjë të cilën ia lamë ta bënin shumë shpesh. Në momentin e golit aksioni erdhi nga krahu i Radasit pasi si kroati ashtu edhe Osmani ishin shumë të avancuar në atë moment. Është një humbje që djeg, por do mundohemi të reagojmë në ndeshjet e radhës. Përsa i përket merkatos, unë nuk mund të pres shumë tani pasi nuk kemi aspak kohë. Do të mundohemi të konsolidojmë ekipin duke rritur nivelin e lojtarëve që kemi aktualisht pasi vetëm ashtu skuadra do të ngrihej në nivelet që ne ishim në dy fazat e para. Padyshim që ndryshimi i roleve të lojtarëve si në rastin e Abazir ka ndikuar shumë në lidhje me lojën e ekipit tonë”, ishin fjalët e Mirel Josës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.