“Deklasohen” Xhaka e Gashi, feston Mehmeti

0
SHPËRNDAJE

Basel's disappointed players leave the pitch after the UEFA Champions League play-off round second leg soccer match between Israel's Maccabi Tel Aviv FC and Switzerland's FC Basel 1893 in the Bloomfield stadium in Tel Aviv, Israel, on Tuesday, August 25, 2015. (KEYSTONE/Georgios Kefalas)
Gashi e lojtaret e tjere te Bazelit, te deshperuar pas eliminimit nga Champions

Natë jo e mirë për shqiptarët në “play-off”-et e Champions League. Mbi të gjitha bie në sy eliminimi i Bazelit të Xhakës, Gashit e Al.Ajetit, që detyrohet të zbresë në Europa League, ashtu si edhe Skënderbeu. Zviceranët nuk kanë mundur dot të kapërcejnë izraelitët e Maccabi, të cilët kanë avancuar falë dy golave të shënuar në transfertë, gajtë takimit të parë (2-2). Xhaka ishte i vetmi që ka luajtur për 90 minuta, madje duke u ndëshkuar me karton të verdhë në fund. Kurse Gashi ka hyrë vetëm në të 76′, si zëvendësues i Elneny, teksa i janë dhënë edhe disa minuta edhe Albian Ajetit, i cili është aktivizuar në të 83′. Por asnjë nga dy lojtarët me tiparët sulmuese nuk ka mundur të shënojë golin që do të prishte balancën në favor të Bazelit.

mehm
Admir Mehmedi, sulmues i Malmo

I vetmi shqiptar që ka buzëqeshur këtë të martë europiane ishte Admir Mehmeti, ish-lojtar i Kombatares kuqezi, i cili ka festuar kualifikimin me Malmo. Madje duke u aktivizuar edhe për disa sekonda në shtesë në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Selltikut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.