Del Bosque: De Gea duhet të kënaqet që zihen për të

0
SHPËRNDAJE

“David De Gea duhet të kënaqet me faktin se dy nga klubet më të mëdha në botë i janë vënë nga pas”. I njw mendimi tw tillw wshtw trajneri i Spanjës Vincente Del Bosque, i cili ka folur për portierin e Manchester United-it. De Gea u përfol përgjatë gjithë verës për një transferim te Reali i Madridit, transferim i cili në fund dështoi vetëm për shkaqe teknike. 24-vjeçari, sipas trajnerit holandez Louis Van Gaal, nga spekulimet e merkatos ka humbur përqendrimin në stërvitje ndaj dhe ai e ka lënë jashtë grupit duke ia besuar portën argjentinasit Sergio Romero.
dedePor nga ana tjetër, tekniku i Spanjës, 64-vjeçari Del Bosque, edhe pse e ka grumbulluar në kombëtare, e bëri të qartë që nëse De Gea kërkon të jetë në Euro 2016-të duhet të fitojë vendin dhe të rikthehet portier i parë. Gjithsesi tekniku i Spanjës tha se kishte besim te 24-vjecari dhe se për të rigjetur ritmin do të mund ta ndihmonte edhe Juan Mata, të cilin Del Bosque e përshkroi si një djalosh të mbarë.Portieri i Manchester United-it, ka edhe 10-të muaj kontratë me “Djajtë e Kuq”, dhe pikërisht për këtë çështje kishte shqyrtuar mundësinë për të kaluar te Real Madridi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.