Del emri i trajenrit të Kombëtares. FSHF kërkon kohë

0
SHPËRNDAJE

FSHF duket se e ka ndarë mendjen që të mbërthejë deri në momentet e fundit tifozët në pritje të zyrtarizimit të emrit të ri nën drejtimin e Kombëtares.

Kur të gjitha lajmet flasin për një zyrtarizim të Kristiano Panucit në stolin Kuqezi, FSHF reagon dhe thotë se negociatat janë në vazhdim.

Sipas njoftimit Duka vijon negociatat me kandidatët dhe në orët në vijim do të bëhen me dije për publikun.

NJOFTIMI:

FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR

FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshem te ekipit kombetar te futbollit.

Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet perkates per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit.

Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares. Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje.
Ju faleminderit!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.