Del Piero rikthehet te Juve ?

0
SHPËRNDAJE

allesandro-del-pierro1

E përditshmja italiane Leggo publikon një lajm të rëndësishëm : Alessandro Del Piero dhe presidenti i Juves Andrea Agnelli duket se kanë bërë paqe. Dje pas dreke, Alex ka qenë për vizitë në zyrat qendrore të Juves dhe ka takuar presidentin e Juves Andrea Agnelli. Ndarja aspak e këndshme e Del Pieros në vitin 2012 mesa duket është një kujtim i largët. Faktikisht lëvizjet e para të afrimit midis palëve ndodhën me rastin e një ndeshjeje bamirësie në Juventus Stadium. Në moshën 41 vjeçare për Alex hapen dyert për një post drejtuesi ?

Del Piero mund të vendosë t’i japë fund karrierës futbollistike pas eksperiencës  së tij në Indi dhe është gati të marrë një detyrë të re duke vënë në shërbim të klubit të gjithë eksperiencën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.