Delegati i UEFA-s: Ja sa mund të dënohet Kukësi

0
SHPËRNDAJE

Jo vetëm humbje në tavolinë 0-3, por edhe pezullim fushe për disa ndeshje dhe një gjobë e rëndë për Kukësin. Kjo është ajo që rrezikojnë nënkampionët shqiptar, pas ndeshjes me Legian e Varshavës. Në një intervistë dhënë për mediat vendëse, delegati polak i UEFA-s, Kazimierz Oleszek jep variantet e tij për masat disiplinore që mund të merren ndaj verilindorëve.

FUTBOLL KUKESI LEGIA - Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nFUTBOLL KUKESI LEGIA - Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

“Gjithçka do të varet nga raporti që kanë përpiluar gjyqtarët endeshjes. Fillimisht mendoj se Kukesi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime, tifozët e kësaj skuadre mund të mos udhëtojnë në transfertat e radhës por mund të përjashtohet edhe nga Kupat Europiane. Gjithsesi, opsioni i fundit më duket më pak i mundshmi. Edhe Legia mund të dënohet, por më lehtë”, deklaroi Oleszek. Më tej, ai qartëson se vendimin për ndërprerjen e ndeshjese ka marrë delegati i UEFA-s pas konsultimit me gjyqtarin kryesor, teksa numri i forcave të sigurisë në stadium nuk ishte i mjaftueshëm. Prandaj, e gjithë përgjegjësia bie mbi skuadrën organizatore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.