Demi: “E mposhtim Skënderbeun. Derbi? Ishte fitorja e rradhës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Dita e së vërtetës. Të hënën në orën 19:00 Partizani luan me Skënderbeun, i favorizuar nga mbështetja e tifozëve. Në një duel ku fitorja është detyrim. Për t’i vendosur të kuqtë në pozita mjaft të mira drejt titullit kampion. Presidenti Gazmend Demi beson te suksesi, edhe pse vazhdon të presë më tepër nga ekipi.

Agostinelli - Demi - Dervishi
Agostinelli – Demi – Dervishi

“Partizani akoma nuk po bind, por ka filluar të bindë. Kuptohet, të hënën luajmë me Skënderbeun. Është një ndeshje e vështirë, por kam besim se çunat do të fitojnë”.

Të kuqtë janë në muajin e festimeve të 70-vjetorit të themelimit. Tifozët e vlerësojnë suksesin përballë Skënderbeut, si udhëkryqin ku përcaktohet kurorëzimi drejt ëndrrës për t’u shpallur kampion pas 23 vitesh. Por, drejtuesi i klubit kërkon që ekipi të mos vendoset nën presion.

“Një fitore nuk do të thotë që kurorëzohet ëndrra, por jemi në garë. Do të jemi në garë deri në fund me Skënderbeun. Janë edhe 10 ndeshje të tjera. Shpresojmë që ne mos të bëjmë gabime, por pasi të fitojmë të hënën gabimet t’i bëjë Skënderbeun”.

Fitorja në derbi, ashtu si edhe suksesi në trasfertën me Bylis konfirmuan forcën e skuadrës. Presidenti Demi vlerëson pikët e para dhe tregon atë që e kënaq më tepër.

“Unë jam i kënaqur vetëm në ditët që skuadra jep shpirtin në fushë, duke treguar karakterin e Partizanit të vërtetë. Dominimi në derbi? Ishte një fitore e radhës. Tre pikëshi ishte i rëndësishëm, të tjerat nuk kanë rëndësi”. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.