Demi i përgjigjet Gjicit: Partizani sheh punën e tij….

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Numri një i klubit të kuq, Gaz Demi, i është përgjigjur përmes “Sport Ekspres” presidentit të Kukësit, Safet Gjici, pas deklaratave të lëshuara nga ky i fundit, të cilat “përblatnin” indirekt edhe “demat”:

“Partizani vazhdon të ecë përpara dhe jemi në luftë për titullin kampion, së bashku me Kukësin dhe Skënderbeun. Gara është ende e gjatë. Këto barcoletat as nuk i kam dëgjuar dhe as nuk më interesojnë fare. E dini mirë të gjithë se Partizani ka parë gjithmonë punën e tij, të tjerat janë fjalë boshe. Ne shohim vetëm punën tone. Nuk ka pasur premio për Vllazninë, sepse luajmë për vete dhe nuk merremi me kundërshtarët. Çfarë mendoj për paragjykimet para ndeshjes së ardhshme ndaj Vllaznisë? Për mua, nuk paragjykohet asgjë, as fitorja, as barazimi, as humbja. Ne do të shkojmë në Shkodër për të fituar, pastaj rezultati i takon fushës. Më i miri le të fitojë në fund.

E ardhmja e Starovës? Ai ka dy funksione të Partizani, këshilltar i presidentit dhe trajner. Pozicioni i këshilltarit është më i rëndësishëm se sa ai i trajnerit. Starova do të largohet nga stoli me konsultën time. Në fakt, për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit, është hera e parë që dëgjoj. Starova do të jetë në detyrë, pasi i ka dhënë fjalën presidentit se do të dalë në pension me mua. Pastaj, nëse do të jetë trajner apo jo, do ta shohim në vazhdim. Ai është trajneri dhe për opinionin tim do të vazhdojë i tillë, pasi kemi përpara kampionatin dhe “Europa League”, minimalisht, mbase edhe Champions-in, nëse do të dalim kampionë. Starova, qysh në momentin e parë që ka ardhur, ka qenë ndër njerëzit e mi më të besuar.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.