Demi i thotë të gjitha, nga Nexhipi te surprizat e merkatos

0
SHPËRNDAJE

I ftuar në Rubrika Sportive në RTSH, presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka folur në të gjithë “fushën” për disa tema, që kanë shqetësuar apo që kanë prekin ambientin e skuadrës së kuqe. Duke nisur nga ish-kapiteni Nexhipi, surprizat e merkatos, projektin e kompleksit si dhe për shitjen e…Fejzullahit.
gazNexhipi – “Se është bërë si barcaletë. Por ndoshta nuk e dini që e bëra kapiten vetëm se e kishte qejf vajza ime. Te Partizani ka marrë më shumë sesa ka dhënë. Fusha është ajo që flet. Partizani i ka dhënë shpërblimin, për atë që ka bërë aq sa ndenji. Nuk ka futbollistë të pazëvendësueshëm. Si m’u duk si kundërtar? Ndeshjen e së premtes pyeta se ku është Nexhipi. Goli nuk erdhi nga këmba e tij, vetëm ekzekutoi goditjen e këndit”.
Prapaskena – “Kemi një Bardhi që ia kam kërkuar ta fusë Starovës. Por nuk kam autoritetin për të folur teknikisht, e di ai. Kemi edhe lojtarë të mëdhenj si Sukaj, Bici apo Plaku. Nuk e di përse kapeni vetëm me Nexhipin. Ndoshta e bëjnë me dashakeqësi. Nuk ka pas asnjë polemikë, e ka fryrë media që ka bërë ‘show’. Dua të jem korrekt dhe të them që nuk e ka hequr Starova. Ai nuk pranoi rregullat e skuadrës. S’ka pasur asnjë problem në atë rast”.
Kampionati – “Me Flamurtarin më pëlqeu vetëm rezultati. A do kishte ndryshim raporti me Starovën në rast se nuk fitonim? Nuk kanë përse ndryshojë. S’ka asnjë llogjikë që të ketë gjëra të tilla, apo lëvizje pas vetëm dy ndeshjesh”.
Përforcimet – “Prisni se do të ketë përforcime të fundit. Starova i zgjedh. Ai ka vetëm buxhetin nga ana ime.. Ka bërë kërkesa dhe pret t’i vijnë. Megjithëse jam i vetëdijshëm se që tani i kam vënë dy skuadra në dispozicion”
Gjyqtarët – “E kanë grirë Partizanin. Por neve nuk ankohemi nga arbitrat, jemi i vetmi ekip që nuk ankohemi”.
Kompleksi – “Projekti është në rrugën e duhur. Brenda këtij muaji nisin punimet. Partizani do të ketë shtëpinë e vet të përmasave europiane, diku te “Antibiotiku”. Vlera e investuar do të jetë te 5 milionë euro. Do të jetë nga më të mirat në Ballkan. Spa-ja do të jetë më e mira në Tiranë. Do ketë tre fusha olimpike futbolli dhe 2 kalçetoje. Do të jetë një qendër edukimi për të gjithë fëmijët. Do të çelim edhe një kanal tematik enkas për Partizanin”.
Tifozët – “Ka pasur përplasje me policinë? Nëse kanë bërë gabim të dënohen. S’dalim kundër ligjeve të shtetit ne të Partizanit. Kush e meriton duhet të ndëshkohet. Me tifozët mendoj se duhet të ketë një bashkëpunim. Marrëdhëniet janë të mira, pavarësisht se mund të ketë individë të caktuar që kanë kundërshti”.
Fejzullahi – “Nuk e kuptoj përse nuk e ka grumbulluar De Biasi për këto ndeshje. Problemi është fakti që shumë gazetarë kanë filluar të bëjnë menaxherin… Zbuloj edhe faktin që është i shitur…por unë dua ta mbaj akoma në ekip. Në çfarë kampionati? Në Serinë A…nuk e di, jo”, ka përfunduar Demi, duke dashur të tregohet pak misterioz.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.