Demi: Një ndeshje shumë e bukur, fati ishte me Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Po udhëheq ekipin e Partizanit, për të tretin vit radhazi drejt kreut të klasifikimit, konkretisht në sezonin më favorit për rikthimin e titullit kampion, por presidenti i të kuqve, Gazment Demi është me këmbë në tokë, madje edhe pas fitores në derbin e sotëm ndaj Tiranës. Në përfundim të përballjes së përfunduar me fitoren e të kuqve në përmbysje ndaj bardhebluve, presidenti Demi deklaroi se ekipi është në garë për titull, por duhet pritur deri në përfundim.

“Fitoren e sotme në derbi ndaj Tiranës e përjetova normalisht. Duhet thënë që në një ndeshje shumë të bukur, fati ishte me Partizanin. Të them të drejtën, e kam harruar, nëse kam thënë që nuk humbas asnjë derbi. Sot patëm fat. Ne jemi të kënaqur që Sukaj na dha fitoren. Ndërkohë, nuk e di sa i kënaqur është ai. Jemi në garë për titullin, të shohim deri në fund”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Partizanit, Gazment Demi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.