Demi: Të marrim shembull Greqinë

0
SHPËRNDAJE

Gazmend Demi
Gazmend Demi

PRONONCIMI I PRESIDENTIT DEMI NË EMISIONIN SPORT MAGAZINE “ORA NEWS”:

DEMI: NDAJ RED BULL SALSBURG PRES TË NJËJTËN PARAQITJE TË SKUADRËS QË DHUROJ NË HUNGARI

Të jem i sinqertë jam emocionuar shumë për kualifikimin që skuadra arriti në Budapest ndaj Ferencvaros. Gjithsesi me përfundimin e 90 minutave të rregullta të lojës moralisht ne si klub ishim të kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Përgjatë 30 minutave të shtesës ekipi më ka emocionuar vërtet, pasi tregoj karakter të fortë dhe për këtë dua ti përgëzoj të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, që falë një ndeshje shumë pozitive arritën edhe kualifikimin drejt turit të tretë të Champions League. Kundërshtari ynë i radhës do të jetë Red Bull Salsburg një klub me një buxhet shumë herë mëtë madh se Partizani, megjithatë unë kam një parim personal: Në fushë luajnë 11 kundër 11 , Greqia u shpall kampione e Evropës duke na dhënë një shembull të mirë,ndaj dhe ne përse mos tentojmë të synojmë kualifikimin ndaj kundërshtarëve Austriak, gjithçka mund të ndodh shpresoj të dhurojmë një tjetër paraqitje dinjitoze si ndaj Ferencvaros.

E ARDHMJA E ALBAN HOXHËS

Nuk e mohoj në adresë të kapitenit Alban Hoxha ka mjaft oferta , për momentin Hoxha është pjesë e jona në aventurën në Champions League , gjithsesi klubi mbetet i hapur për çdo ofertë dhe nëse një lëvizje e tillë do të realizohet Hoxha nuk do të ketë asnjë pengesë nga klubi, pasi ne të gjithë dëshirojmë një karrierë sa më të pasur të portierit tonë.

FEJZULLAHU DREJT RINOVIMIT EDHE PËR NJË TJETËR VIT

Përsa i përket Arbnor Fejzullahut ai është një Lojtar i Partizanit edhe për një tjetër vit , por nuk përjashtohet mundësia që Fejzullahu të rinovoj edhe për një tjetër sezon me ne.

OBJEKTIVAT NË KAMPIONAT :

Prej 3 vitesh në krye të Partizanit në çdo sezon ne kemi arritur progres në lojë por edhe në klasifikimin përfundimtar në çdo fund sezoni duke rezultuar protagonist absolut në Kampionatin Shqiptar. Nuk mund të flas i bindur që këtë vit Partizani do të shpallet kampion , pasi në luftë janë disa skuadra, por konfirmoj se Partizani do të vazhdoj rrugën që ka nisur , e rëndësishme është që ne po punojmë për një Partizan të madh dhe për më tepër po ndërtojmë një Akademi Sportive model të standarteve Evropiane. Përsa i përket prezencës së tifozëve në stadiumin “Elbasan Arena“ të marten në përballjen ndaj Red Bull Salsburg unë gjithmonë i kam respektuar maksimalisht, ndërsa për prezencën masive të tyre në këtë ndeshje nuk mund të flas, pasi ata e dine vet , për asnjë moment nuk e kanë braktisur skuadrën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.