Dëmtim makabër i Currit në stërvitje, ja pse Flamurtari e fshehu

0
SHPËRNDAJE

curri
Radiografia e Currit pas demtimit

Debatik Curri, 3 muaj larg fushave si pasojë e thyerjes së këmbës. Dëmtimi makabër i ndodhur dje, është mbajtur i fshehur nga ana e klubit të Flamurtarit, që vetëm sot ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në profilin e Facebookut, duke thënë se lojtari i është nënshtruar një operacioni dhe se do të duhet një periudhe rikuperimi prej 3 muajsh. Mbrojtësi kosovar ka pësuar thyerje të kembës së djathtë në stërvitje.
Por ajo që vazhdohet të mbahet sekret është shkaku sesi erdhi ky dëmtim. Mësohet se dëmtimi ka ardhur pas një ndërhyrjeje të rëndë nga ana e Telushi, gjë që edhe mund ta kishte evituar. Për më tepër bëhet fjalë për një lojtar që është kapiten ekipi dhe që duhet të jetë shembull për të gjithë. Por në këtë rast e ka ekzagjeruar, pasi ka rrezikuar karrierën e një shoku të skuadrës, a thua se ishte kundërshtar në fushën e ndonjë “beteje” të vërtetë kampionati.
Normalisht Curri s’është dëmtuar duke vrapuar apo duke zbritur shkallët e stadiumit e me të drejtë tifozët ironizojnë me komente në Facebook-un e Flamurtarit për dëmtimin e lojtarit pasi situata nuk është qartësuar, sesi ka ardhur dëmtimi i lojtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.