Dëmtimi i bën edhe një “nder” Hysajt në Serinë A

0
SHPËRNDAJE

Dëmtimi që e la jashtë dy ndeshjeve të Kombëtares duket se do ta bëjë të padisponueshem Elseid Hysajn edhe për ndeshjen e radhës që ka Napoli në kampionat. Por në këtë rast ka edhe një të mirë prapa, pasi i shmang mbrojtësit përballjen me të kaluarën e freskët, përderisa Napoli do të luajë kundër Empolit, ekipit ku Hysaj u bë i njohur dhe u rrit, aq sa për t’u transferuar në një klub më të madh. Gjithmonë është e vështirë të luash kundër ish-skuadrës, aq më tepër kur ke vetëm fare pak kohe që ke ikur nga andej.
hysaaQë problemi muskular do ta lërë jashtë kësaj ndeshjeje, e ka konfirmuar edhe zv./trajneri i Kombëtares, italiani Paolo Tramezzani. “Elseid nuk luajti as në Danimarkë dhe as me Portugalinë. Me Sampdorian pësoi një dëmtim muskulor dhe pasi kreu analizat, bashkë me De Biasin vendosëm për të mos e aktivizuar, edhe në respekt të Napolit. Nuk ka më dhembje, nuk është ndonjë gjë e rëndë. Sidoqoftë besoj se nuk do të jetë i gatshëm as për të dielën, pasi nuk është mirë të rrezikohet”.
Ndërkohë në lidhje me pozicionin e Hysajt, Tramezani ka zbuluar: “Hysaj prferoj të luajë në të djathtë të mbrojtes. Aty bën lojrat më të mirë. Por në Empoli ka luajtur për 1 vit e gjysmë në të majtë, nën drejtimin e trajnerit Sarri. Sidoqoftë e theksoj se më aktiv është kur luan në të djathtë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.