Dëmtimi i Hysaj, Tramezzani qetëson Napolin

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Dëmtimi i Elseid Hysajt nuk alarmoi vetëm stafin e Kombëtares kuqezi, por edhe atë të Napolit. Lojtari pësoi një goditje në ndeshjen miqësore Austri – Shqipëri, teksa u largua nga grumbullimi i Kombëtares për t’u ritkhyer në Itali. Në kampin e Napolit të gjithë kanë qenë shqetësuar, por ka menduar një nga stafi kuqezi për ti qetësuar. Paolo Tramezzani ka folur për “calcionapoli24.it” duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar:

De Biasi & Tramexani
De Biasi & Tramexani

Hysaj mori një goditje në kyçin e këmbës së tij gjatë një momenti të lojës, ndërsa qëndroi vetë në fushë, deri në fund të ndeshjes miqësore me Austrinë. Bëhet fjalë vetëm për një goditje të vogël. Nuk mendoj se është diçka serioze, por ne vendosëm ta kthenim për kontrolle të imtësishme mjekësore në klubin e tij. Jam i sigurtë se do të stërvitet rregullisht me Napolin”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.