Dëmtohet Dibra, sulmuesi humbet ndeshjen me Partizanin

0
SHPËRNDAJE

13428027_1718434425096559_6029108620813606104_nMiqësorja e Vllaznisë me 19-vjeçarët e Akademisë ka lënë me pasojë shkodranët. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, listës iu shtua edhe Arenc Dibra. Trajneri Cungu i Vllaznisë duket se nuk do ta ketë në asnjë moment grupin e plotë.

Burime të minuta90.com pohojnë se e sigurt është që e humb ndeshjen me Kamzën, por megjithatë pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Partizanit në fundjavë, kundërshtar të cilit ai i shënoi në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Takimi Vllaznia-Partizani luhet ditën e dielë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.