Dëmtohet Kërçiku, alarm te Tirana

0
SHPËRNDAJE

15137694_1786231718299609_700476228129934520_oNjë dëmtim i ka prishur planet trajnerit Mirel Josa. Dorian Kërçiku ka “braktisur” stërvitjen 20 minuta para të tjerëve dje, për shkak të një pickimi që ndiente në pjesën e pasme të kofshës.

Ndërsa ekipi ishte duke zhvilluar një lojë brenda grupit, trajneri ka vëzhguar se lojtari nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, ç’ka e kushtëzonte që të jepte më të mirën në fushë. Dhe për të mos agravuar situatën, i ka kërkuar që të lërë seancën dhe t’u drejtohet mjekëve për të bërë një kontroll.

Eshtë herët për të përcaktuar diagnozën, por dyshohet se mund të ketë ndonjë kontrakti, derisa vetëm në sprint i shkakton dhimbje. Kur na ndajnë vetëm pak orë nga supersfida me Kukësin, te Tirana ka “alarm” për linjën e djathtë.

Gjithsesi, pritet që vetëm sot të saktësohet nëse mesfushori, që po luan si mbrojtës, do të jetë apo jo gati për ndeshjen e nesërme, ku do të kryejë një rezonancë magnetike fillimisht. Në rast se përgjigjet dalin mirë dhe nuk do të ketë më shqetësime gjatë provave që do të bëjë, atëherë mund të luajë.

Shpresohet që të jetë vetëm kontraktim, pasi nëse do të ishte tërheqje, atëherë numri 18 i bardhebluve do të humbiste edhe derbin e së enjtes kundër Partizanit. Megjithatë, Mirel Josa, për t’i paraprirë të keqes, ka projektuar direkt formacionin, duke e llogaritur si një mungesë të mundshme mesfushorin Kërçiku.

Zgjedhjen e ka gjetur shpejt në fakt, ndërsa pritet që Afrim Taku ta zëvëndësojë në mbrojtje, vendi që mbetet bosh në mesfushë do të mbahet nga Gjergji Muzaka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.