Dëmtohet Marchisio, ja sa kohë do të qëndrojë jashtë

0
SHPËRNDAJE

smarchisioMesfushori i Juventusit Claudio Marchisio është detyruar të braktisë trajnimin e ditës së martë si pasojë e një mbingarkese muskulare të kofshës së djathtë. Pas ekzaminimeve u konstatua se lojtari ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë si pasojë e së cilës Marchisio do duhet të qëndrojë jashtë 20 ditë. Mesfushori do të humbasë kështu ndeshjen e parë kundër Udineses por edhe supersfidën me Romën në javën e dytë. Allegri ndodhet në emergjencë në mesfushë pasi do të ketë në dispozicion vetëm 4 mesfushorë : Pogba, Pereyra, Padoin dhe Sturaro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.