Dëmtohet mbrojtësi i Tiranës

0
SHPËRNDAJE

deliajNjë dëmtim i rëndë në ndeshjen e fundit miqësore e ka detyruar Fjoralb Deliajn të mbyllë para kohe fazën përgatitore.

Mbrojtësi i talentuar ka marrë një goditje në kavilje dhe është detyruar të nisë një fazë rehabilitimi. Fizioterapisti i klubit Arzen Voci ka ndjekur dëmtimin e Deliajt duke e rehabilituar kaviljen e tij, por grada aspak e lehtë e dëmtimit do ta lërë jashtë fushave, të paktën tre javë 19-vjeçarin.

Pas dëmtimit futbollisti ka kryer vizitat e nevojshme mjekësore në Zlatibor dhe tani po qëndron në hotel për të rikuperuar dëmtimin. /kftirana.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.