Dëmtime dhe lojtarë pa skuadra, probleme për Kombëtaren kuqezi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

memushaj-ledjan
Ledjan Memushaj – Pescara, Itali

Jo më pak se dy muaj pritet të mungojë mesfushori Ledjan Memushaj që pësoi një dëmtim në kavilje, dëmtim që ndodh në momentin më të papërshtatshëm kur merkato nis të hyjë në fazën më të nxehtë por akoma më keq: Memushaj do të mungojë me siguri edhe në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”.

Dëmtimet si në rastin e Mërgim Mavrajt, Debatik Currit dhe tani Memushajt, shoqëruar me vështirësitë për të gjetur skuadra të disa lojtarëve kyç si Lorik Cana, Arlind Ajeti e Andi Lila, janë probleme që sa vinë e bëhen më serioze teksa ndeshjet delikate të Kombëtares afrohen.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.