Dëmtohet mesfushori vetëm dy javë përpara sfidës me Serbinë

0
SHPËRNDAJE

Burim Kukeli largohet me barrelë
Burim Kukeli largohet me barrelë

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga sfida me Serbinë, Shqipëria është në ankth. Burim Kukeli pësoi një dëmtim në ndeshjen e Superligës zvicerane, ku skuadra e tij Zurich barazoi pa gola në fushën e Luganos.

Mesfushori pësoi një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 34 minutave lojë. Lojtari u largua nga fusha me barrelë, duke alarmuar për gjendjen e tij.

31-vjeçari do t’i nënshtrohet menjëherë kontrolleve të specializuara për të vlerësuar llojin e dëmtimit dhe për të përllogaritur kohën që do t’i nevojitet të rikthehet të luajë. Stafi mjekësor i klubit zviceran ende nuk ka dhënë detaje përsa i takon gjendjes së Kukelit, ndërsa mendohet që minimalisht ai do të humbasë ndeshjen e radhës, të dielën më 27 shtator, ku Zurich do të jetë i impenjuar në fushën e Luzern-ës.

Gjendja e lojtarit do të monitorohet me kujdes edhe nga stafi i Kombëtares. Mesfushori është një element mjaft i rëndësishëm për përfaqësuesen kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.