Dëmtohet një prej titullarëve të Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Ka pësur një tërheqje jo shumë serioze por që gjithsesi do ta lërë jashtë ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Milsami Orhei, Liridon Latifi, njëri prej lojtarëve më të dalluar në takimin e parë fituar nga kampionët e Shqipërisë në Moldavi me rezultatin 0-2.

Do të jetë një mungesë e rëndësishme por që nuk besohet se do të ndikojë te loja tashmë e sinkronizuar mjaft mirë nga trajneri Mirel Josa i cili veç mesfushës vazhdon të ketë mungesa edhe në mbrojtje. Gjithsesi rezultati 0-2 i jep korçarëve siguri për kualifikimin të cilin janë të detyruar ta mbajnë të pacënuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.