Dëmtohet Ronaldo, dridhet Portugalia përpara sfidës me Uellsin

0
SHPËRNDAJE

ronaldo
Uellsi ka marrë një lajm të mirë, para gjysmëfinales me Portugalinë në EURO 2016.

Portugalia dhe Uellsi do të ndeshen të mërkurën në ‘Stade de Lyon’, për të përcaktuar finalistin e parë të kampionatit evropian.

Para ndeshjes gjysmëfinale, Ronaldo ka shqetësuar kampin portugez, pas një lëndimi të cilin e pësoi në stërvitjen e fundit me kombëtaren.

Të martën gjatë stërvitjeve me ekipin, Ronaldo pësoi një lëndim i cili e detyroi që të ulej në pankinë, mirëpo nuk është parë asnjë intervenim nga mjekët e skuadrës.
Ylli i Real Madridit e pati të pamundur të vazhdonte stërvitjen për një kohë të caktuar, pasi lëndimi të cilin e pësoi në gjurin e majtë.

Por, mbetet të shihet se sa serioz është ky lëndim i portugezit, dhe se a do të aktiviohet për ndeshjen gjysmëfinale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.