Dënimi i tifozëve, bordi i Partizanit mund të vendosë shlyerjen e gjobës

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizanit është e dënuar me 4 ndeshje pezullim pa praninë e tifozëve. Kjo bën që edhe ndeshja ndaj Skënderbeut në shtëpi të zhvillohet pa tifozë.

“Demat” në takimin ndaj Korabit që mbetet ende për t’u përcaktuar stadium, do të shlyejnë gjysmën e dënimit çfarë i jep të drejtë që pjesën tjetër ta shlyejnë me gjobë. Kjo bën që në supersfidën e javës së 27-të, Partizani-Skënderbeu të ketë pjesëmarrje tifozërie dhe mbështetësit e kuq mund të kenë mundësinë të jenë në stadium.

Gjithsesi, kjo është ideja e parë, pasi pas deklaratave të presidentit Gazment Demi në “Rubrikën Sportive”, në RTSH HD se nuk do të shlyente dënimin e tifozëve për takimin e tifozëve, lindën edhe pikëpyetjet e para. Megjithëse, sipas “Sport Ekspres” lajmet e fundit brenda klubit të kuq bëjnë me dije se numri një i klubit ka hedhur vetëm “shashka” në ajër, pasi ndaj Skënderbeut do të paguhet për tifozët dhe të kuqë do të kenë mundësinë ta shohin ndeshjen nga stadium.

Tashmë, Partizani do të vendosë për të mirën e tifozëve të tyre dhe do të kenë parasysh interesin e tyre. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU