Denis Pjeshka: Mbrojmë emblemat tona por në fund jemi miq

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Denis Pjeshka ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Vllazninë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Tiranës.

Gjatë takimit u pa shumë aktiv, por edhe pak nervoz pas debatit me Albi Dokën, pikërisht me mbrojtësin e talentuar të Tiranës, të cilin Pjeshka në fund të takimit shkoi për t’i dhënë kurajë ndërsa ai ishte mbytur në lot.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pjeshka ka bërë një dedikim shumë special pikërisht për mikun e tij, Albi Dokën, teksa shkruan: “Gjatë ndeshjes ne mbrojmë emblemat tona, por në fund të saj, ne mbetemi miq”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.