Dënohet me 1 vit për trukim një nga mbrojtësit më të mirë të Seria A-së

0
SHPËRNDAJE
loading...


Seria A / Karriera futbollistike e Armand Izzo-s rrezikon shumë. Mbrojtësi Genoa-s është dënuar me 18 muaj nga gjykata për të mos luajtur më futboll si profesionist pasi ka trukuar ndeshje me Avellino-n në sezonin 2013-2014. Një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A, kur për të përpara disa muajsh kishin shfaqur interes edhe dy klubet e Milanos, Inter e Milan, do t’i duhet të pushojë për një vit e gjysmë dhe normalisht që kjo do të ndikojë shumë në anën sportive të tij, por edhe në imazhin që ka krijuar. Izzo, mbrojtësi 25-vjeçar i Genoa-s, do të mungojë që nga ndeshja e radhës në Seria A.

Prokuria italiane kërkoi që qëndërmbrojtësi të pezullohej me 6 vite, por për fatin e mirë të lojtarit, gjykata vendosi ta skualifikonte me vetëm 18 muaj. Izzo dyshohet se është përfshirë në manipulimin e rezultateve të 2 ndeshjeve të Avellinos dhe, përveç tij, është dënuar me -3 pikë nga ky edicion i Serie B edhe skuadra ku militon aktualisht mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Avellino tashmë rrezikon të bjerë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.