Dënohet Skënderbeu!

0
SHPËRNDAJE

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin me një vit jashtë kompeticioneve europiane për Skënderbeun.

Lajmi konfirmohet nga CAS, e cila shprehet se ka hedhur poshtë apelimin e klubit korçar. Skënderbeu do të mungojë për një vit në kupat e europës.

Gjykata e Arbitrazhit për Sportiv (CAS) hodhi poshtë sot apelimin urgjent të Skënderbeut kundër vendimit të lëshuar nga UEFA në 1 qershor, në të cilin klubi shqiptar është deklaruar i papërshtatshëm për të marrë pjesë në UEFA Champions League 2016/2017 pas një hetimi në trukimin e ndeshjeve.

KS Skenderbeu kërkoi një vendim nga CAS për të përmbysur vendimin e UEFA dhe deklaroi se kishte të drejtë për të konkurruar në  UEFA Champions League 2016/2017.

Palët kanë rënë dakord për një procedurë të përshpejtuar arbitrazhi me një seancë më 4 korrik 2016 në Lozanë.

Paneli CAS përgjegjës për këtë çështje e ka hedhur poshtë ankesën e Skënderbeut dhe ka konfirmuar vendimin e UEFA i dhënë më 1 qershor 2016.”, thuhet në vendimin e CAS.

/Citynews

http://www.citynews.al/wp-content/uploads/2016/07/vendimi-cas.jpg

S'KA KOMENTE

Comments are closed.