Deputetja e Kosovës zbret në pistë

0
SHPËRNDAJE

Shqiptaria/ Një ngjarje të bukur dhe njëkohësisht me adrenalinë ka bërë Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu. Ajo është bërë pjesë e garës së femrave në automobilizëm që u zhvillua në Prishtinë. Deputetja Deliu këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”. Ajo ka thënë se arsyeja pse ka marrë pjesë në këtë garë është për shkak se, siç ka shkruar vetë, shoqëria duhet të sensibilizohet ndaj sportisteve femra që në automobilizëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
image
Për sa i përket garës, deputetja Deliu është pozicionuar në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme. Suzana Kuqi ishte fituesja e Çmimit të Madh të Prishtinës. Në përfundim të garës, Deliu u shpreh:

“Nuk e kam provuar më herët këtë eksperiencë, sepse nuk kemi pasur gara për femra në Kosovë. Nuk jam e përkryer në timon, por pata dëshirë ta provoja veten në një garë. Mendoj se kjo ishte një nismë e mirë që i heq paragjykimet se femrat nuk mund të garojnë”.

Më pas, lidhur me renditjen e garës, ajo ka shtuar: “Nuk e prisja këtë rezultat, pasi dëshiroja më tepër që të merrja pjesë dhe natyrisht që u ndjeva mirë kur mora vesh se kam fituar një çmim”- u shpreh deputetja Deliu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.