Derbi i Kërçovës fitohet nga Gostivari

0
SHPËRNDAJE

Gostivari ka shënuar fitore minimale 1:2 përballë Vëllazërimit të Kërçovës, në ndeshjen e javës së katërt të Ligës së Dytë në futboll. Elvir Nurishi e shënoi golin e parë për Gostivarin në minutën e 33, ndërsa kapiteni Maliq Beluli e rriti epërsinë në 0:2 me anë të penalltisë së 70. Vendasit e shënuan golin e vetëm në minutën e 77-të, me anë të Agron Zeqirit.

“Ishte ndeshje shumë e rëndë, por faleminderit Zotit e arritëm qëllimin. Ndeshjet e ardhshme besoj do e kemi më lehtë”, theksoi për Radio Vala, Berat Ismaili ushtrues detyre drejtor sportiv i KF Gostivarit. Pas kësaj fitore, KF Gostivari ka grumbulluar 8-të pikë dhe është ngjitur në vendin e parë në tabelë. Dy ndeshjet e radhës Gostivari do ti zhvilloje në terren vendas. (Kasam Selimi).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.