Derbi “kinez” dhe “i kopjuar”, Milani shtang Interin në të 96′-n

0
SHPËRNDAJE

Sërish barazim, sërish 2-2. Interi dhe Milani kanë “fotokopjuar” derbin e fazës së parë mes tyre teksa sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A ishin kuqezinjtë ata që i kthyen reston zikaltërve duke i barazuar në minutat shtesë të takimit.

Ndeshja, e cila për herë të parë në historinë e saj luhej në orën 12:30 dhe me pronarë kinezë në të dy krahët, filloi me një Milan më kërkues për golin, por Candreva në minutën e 36′ kaloi Interin në avantazh duke ndryshuar rrjedhën e lojës. Pas golit zikaltërit fituan më shumë besim në vetvete dhe arritën të dyfishonin shifrat me anë të Ikardit në të 44-tën.

Në pjesën e dytë Milani u hodh në sulm për të kërkuar kthesën e madhe, por rastet e krijuara u shfrytëzuan vetëm në minutat e fundit. Romangoli në të 83-tën ngushtoi diferencën, ndërkohë që në minutën e 6 shtesë ishte Zapata ai që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Ky gol u cilësua i vlefshëm me ndihmën e teknologjisë që përcaktoi se topi kishte kaluar vijën fatale.

Pas kësaj ndeshjeje, Milani dhe Interi ruajnë pozicionet e tyre në renditje, teksa kuqezinjtë kanë 58 pikë në vendin e 6, ndërsa zikaltërit kanë 56 pikë në vendin e 7. /minuta90.com/

Inter-Milan (Përmbledhje)

Inter-Milan (Përmbledhje)

Posted by Digitalb on Saturday, April 15, 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU